Nuk i kemi borxh vota PDK-së, PAN-i na dëmtoi

Aktuale

Nuk i kemi borxh vota PDK-së, PAN-i na dëmtoi

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 00:51
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, iu është përgjigjur deklaratave të PDK’së që kanë thënë se nuk ia japin votat borxh për president Ramush Haradinajt duke thënë se AAK vetëm se i ka borxh vota atyre për shkak se e kanë bërë kryeministër Haradinajn.

“Nuk i kemi borxh askujt vota.

PDK’na dërgoi ofertë për koalicion katër orë para dorëzimit të listave zgjedhore më 2017.

Ata e kishin bërë këtë pasi LDK kishte bërë koalicion me AKR’në dhe frikësoheshin se do të humbnin zgjedhjet. Në fund koalicioni i tyre doli i treti pas VV’së.

Por PAN’i vetëm na dëmtoi. Të gjithë na futen në një thes dhe nuk zgjati fare e kështu nuk kishte efekt” ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat