KQZ-ja ua mundëson votimin edhe personave të infektuar me COVID-19 në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Aktuale

KQZ-ja ua mundëson votimin edhe personave të infektuar me COVID-19 në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:43
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, krahas përgatitjeve teknike për organizimin e zgjedhjeve për kryetar në dy komunat, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut është duke u përgatitur për të zbatuar masat e ndryshme që lidhen me mbrojtjen e shëndetit gjatë procesit zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për media ka thënë se duke u mbështetur në rekomandimet profesionale shëndetësore, KQZ-ja ka miratuar  udhëzimin për regjistrimin dhe votimin e personave të infektuar me COVID-19 dhe që janë në vetizolim, e të cilët nuk do të munden të shkojnë në vendvotimin e tyre, sepse janë në karatinë shtëpiake.

Elezi sqaroi se KQZ-ja pasi të pranojë listën e personave të infektuar më COVID-19 dhe atyre që iu është caktuar masa e izolimit do t’i kontaktojë përmes telefonit dhe do t’i njoftojë për mundësinë e votimit përmes Ekipit Lëvizës të KQZ-së, i cili do të dërgohet në ditën e zgjedhjeve në adresën e votuesit.

“Udhëzimi i miratuar nga KQZ-ja përcakton të gjitha detajet, duke filluar nga identifikimi, konfirmimi dhe mënyra e votimit të votuesve të cilët për shkak të testit pozitiv janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetizolimit. KQZ-ja pasi të pranojë listën e këtyre personave, do t’i kontaktojë përmes telefonit dhe do t’i njoftojë për mundësinë e votimit përmes Ekipit Lëvizës të KQZ-së, i cili do të dërgohet në ditën e zgjedhjeve në adresën e votuesit. Gjithashtu, përmes Udhëzimit janë përcaktuar edhe masat mbrojtëse të cilat duhet të zbatohen nga votuesit dhe nga Anëtarët e Ekipit Lëvizës”, ka thënë ai.

Gjithashtu Elezi tha se KQZ-ja ka miratuar edhe afatin për identifikimin dhe konfirmimin për votuesit nga kjo kategori.

Sipas vendimit të KQZ-së, siç tha Elezi ky afat është nga data 15 nëntor deri më 26 nëntor 2020.

“Ditë më parë, KQZ-ja ka miratuar edhe udhëzimin për votimin e personave të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetizolimit. Në lidhje me këtë çështje, KQZ miratoi edhe afatin për identifikimin dhe konfirmimin për votuesit nga kjo kategori. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat është nga data 15 nëntor deri më 26 nëntor 2020.

Ndryshe, në dy komunat Podujevë dhe Mitrovicë veriore ka filluar zyrtarisht fushata për partitë politike të cilët garojnë me kandidatin e tyre për të zgjedhur të parin e vendit, më 29 nëntor (e diel).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat