Vetëvendosje publikon një sondazh: Shpejtim Bulliqi fitues në Podujevë me 46.8 përqind

Aktuale

Vetëvendosje publikon një sondazh: Shpejtim Bulliqi fitues në Podujevë me 46.8 përqind

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 13:15
Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka dalë me një sondazh për zgjedhjet në Podujevë.

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka dalë me një sondazh për zgjedhjet në Podujevë.

Në bazë të këtij sondazhi të cilin e ka prezantuar Besnik Bislimi, del se Shpejtim  Bulliqi është kandidati i preferuar i qytetarëve për kryetar të Podujevës.

Sipas këtij sondazhi 88.5 përqind të qytetarëve janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhje.

Bislimi ka thënë se sondazhi e ka nxjerrë Bulliqin fitues me 46.8 përqind të votave, pasuar nga Nexhmi Rudari me 42.6 përqind, pasuar nga Naim Fetahu i PDK-së, me 11,2 përqind.

Ai ka thënë se në bazë të këtyre sondazheve nuk do të ketë fare nevojë për balotazh.

Sondazhi është realizuar mes datave 12 dhe 15 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat