Alarmante: Spitalet mbushen me pacientë të prekur me Covid-19

Aktuale

Alarmante: Spitalet mbushen me pacientë të prekur me Covid-19

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:24
Ilustrim

Kosovës të martën i janë​ shtuar 609 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,590 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 350 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12,864.

E ndërkohë edhe numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalet vendose po rritet gjatë ditëve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të Shërbimit Klinik dhe Universitarë të Kosovë në QKUK dhe spitalet tjera rajonale janë 901 pacientë me Covid 19 apo edhe të dyshuar për këtë virus të rrezikshëm.

Nga ta 618 janë të konfirmuar me koronavirus si dhe 632 janë në oksigjeno terapi.,

Ndërkohë 13 pacientë janë në respirator e 43 të tjerë në CPAP.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 35, 549 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Image
Njoftimi

Prej tyre 939 pacientë kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat