“Nuk e lejojmë futjen e Driton Selmanajt në Kuvend” – LDK i përgjigjet vendimit të VV-së

Aktuale

“Nuk e lejojmë futjen e Driton Selmanajt në Kuvend” – LDK i përgjigjet vendimit të VV-së

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:18
Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Partia e Albin Kurtit dje ka marrë vendim që të mos i lejojë praninë në Kuvendin e Kosovës, Driton Selmanajt, duke bërë kësisoj linçimin e parë klasik e fizik në politikën e Kosovës.

Selmanaj mban pozitën e zëvendëskryeministrit të dytë të Kosovës.

Ky qëndrim i VV’së vjen pas deklaratave të tij për temën e të pagjeturëve, deklaratë kjo që ngjalli reagime të shumta nga kjo parti, por jo vetëm.

Selmanaj kishte thënë se ishte lodhur nga përdorimi politik i temës së të pagjeturve – por kjo nuk kishte mjaftuar që ndaj të pushonte linçimi publik.

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, në një deklaratë ka thënë qëndrimi i partisë së Albin Kurtit është qasje e gabuar dhe e papranueshme.

Gashi ka thënë askush nuk ka të drejtë t’ia ndaloj hyrjen deputetëve e qeveritarëve në Kuvend.

“Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë askujt hyrjen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe çdo tentim i tillë t’jep shkelje të të drejtave të deputeteve apo qeveritarëve, mendoj që është qasje e gabuar dhe e papranueshme”, ka thënë ai.

Ndryshe dje në Kuvendin e Kosovës, nuk ka kaluar rezoluta për të pa gjeturit për shkak të mungesë së deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat