Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it gjeneral-majorin Federici

Aktuale

Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it gjeneral-majorin Federici

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:00
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it Gjeneral-Majorin, Franco Federici.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti dhe Komandanti Federici biseduan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan të qetë dhe stabile. 

Kryeministri Hoti falënderoi komandantin e ri të KFOR-it Gjeneral-Majorin Federici, për punën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të këtij misioni paqeruajtës gjatë 21 vjetëve të pranisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok.

LEXO edhe: Agim Veliu i reagon Shpejtim Bulliqit: Nuk na ndalen as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat