Kush është F. D. ish-pjesëtari i UDB-së që u arrestua për vrasjen e Xhemajl Mustafës, ishte bashkëpunëtorë i Reçicës dhe Xhelilit!

Aktuale

Kush është F. D. ish-pjesëtari i UDB-së që u arrestua për vrasjen e Xhemajl Mustafës, ishte bashkëpunëtorë i Reçicës dhe Xhelilit!

Nga: N.Sh Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:57
Xhemajl Mustafa

Të hënën u bën 20 vjet që nga vrasje e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhemajl Mustafa.

Edhe pas gjithë kësaj kohe që ka kaluar, urdhërdhënësit e atentatit ndaj gazetarit, publicistit dhe ish-këshilltarit të presidentit Ibrahim Rugovës nuk janë zbuluar.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, ka dështuar në zbardhjen e vrasjeve politike të shumta që u kryen në luftë dhe pas saj.

Për këtë vrasje, sipas Naim Miftarit, ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe ish-agjentit të SHIK-ut ishte arrestuar në person.

Sipas ti, F. D. ishte kapur nga policia amerikane e UNMIK-ut, për pas disa jave u lirua.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se, F. D. Ishte ish-pjesëtar i UDB, kurse pas luftës bashkëpunëtor i ngushtë i SHIK-ut, I. Reçicës dhe F. Xhelilit.

Postimi i plotë:

Profiterat dhe politika me viktima!

Xhamajl Mustafa llogaritej si “fajtor” kryesor për kthimin e Ibrahim Rugovës nga Italia, dhe triumfin e tij në zgjedhjet e para të pas luftës!

Vrasja ishte bë së paku nga dy persona për këtë vrasje nga polic Amerikan të UNMIK-ut ishte arrestuar dhe ishte mbajt disa javë në Bondstillin Amerikan F. Dermaku (jeton jashtë) ish pjesëtar i UDB dhe pas luftës pjesëtar aktiv dhe bashkëpunëtor i ngushtë i SHIK-ut sidomos i I. Reçices dhe F. Xhelilit!

Kjo vrasje është e pa zbardhur dhe janë pothuajse shancat zero të zbardhet deri në fund sikurse shumë vrasje tjera.

Pasi autorët e qindra vrasjeve nuk jetojnë më, pasi urdhëruesit e tyre skenaristëve të këtyre vrasjeve janë përkujdes nuk kanë lan dëshmitar gjallë pas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat