Gjergj Dedaj akoma e mban fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Aktuale

Gjergj Dedaj akoma e mban fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:23
Pamje nga takimi

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, akoma e mban fotografinë e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në zyret e tij. Ani pse Thaç ka dhënë dorëheqje nga posti i presidenti dhe aktualisht detyrën e tij e ushtron Vjosa Osmani, Dedaj nuk e ka hequr fotografinë e tij nga muri.

Në zyrat e Ambasadës së Kosovës në Maqedoni, fotografia e Hashim Thaçit ende nuk është hequr nga muri.

Adelina Qollaku sot përmes një postimi në Facebook, tregoi se ka vizituar ambasadën dhe ambasadorin Gjergj Dedaj.

Në fotografinë e publikuar, shihet fotografia e presidentit Thaçi e varur në murin e zyrave të ambasadës.

Presidenti Thaçi dha dorëheqje menjëherë pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Pas dorëheqjes, Vjosa Osmani u emërua ushtruese e detyrës së postit të presidentit.

Sipas protokollit të shtetit, fotografia e presidentit duhet mbajtur në institucionet e Republikës së Kosovës.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat