“Skandali” me djalin e Haxhi Shalës, reagon ashpër juristi i njohur – godet Ramush Haradinajn

Aktuale

“Skandali” me djalin e Haxhi Shalës, reagon ashpër juristi i njohur – godet Ramush Haradinajn

Nga: N. H Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:47
Haxhi Shala dhe Ramush Haradinaj

Në media është duke qarkulluar lajmi se deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, ia kanë shpërblyer djalin me një nga postet më të rëndësishme në diplomaci, nëpërmjet një procesi që është tentuar të mbahet fshehtë.

Pra, siç mësohet, djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

E, lidhur me këtë, ka reaguar ashpër juristi i njohur Ehat Miftaraj.

Miftaraj ka thënë se pa pikë përvoje, pa plotësuar as edhe një kriter, hop e drejtë në pozitën konsull i përgjithshëm.

Ai e quan këtë si një dhuratë nga partia e pretendentit për President të Republikës, shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj.

Ja shkrimi i tij:

Image
Ehat Miftaraj

Fjala popullore se dikujt edhe knusi i bën vezë e dikujt as pula është ky lajm.

Pa pikë përvoje, pa plotësuar as edhe një kriter hop e drejtë në pozitën konsull i përgjithshëm, DHURATË nga partia e pretendentit për President të Republikës, shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj.

AAK ka caktuar ministra kukulla mu për raste si ky. Me shkel ligjin, procedurën, me I rahatu familjarët dhe me I përmbush egot dhe pazaret politike.

Lloji i këtyre dhe atyre që iu shkojnë pas, shtetin e dojnë vetëm me e shfrytëzu dhe përmbush egon dhe komplekset personale.

Në një botë ku kish sunduar vlera dhe merita, maksimumi që kishin arrit në jetën e tyre do ishte pozita e loparit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat