Xhelal Sveçla i përgjigjet Agim Veliut duke i përmendur plumbat, flet edhe për ‘dëbimin’ e Vjosa Osmanit nga LDK

Aktuale

Xhelal Sveçla i përgjigjet Agim Veliut duke i përmendur plumbat, flet edhe për ‘dëbimin’ e Vjosa Osmanit nga LDK

Nga: N. H Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Agim Veliu dhe Xhelal Sveçla

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu i ka veguar kandidatit për kryetar, Shpejtim Bulliqi duke iu referuar një deklarate të këtij të fundit për bishtin e sakicës bërë në prani të Albin Kurtit.

Veliu i tha Bulliqit: “Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës”.

Ai tutje deklaroi se ata nuk i ndalin plumbat e se nuk do i ndalin as bishtat.

E, lidhur me këtë deklaratë të Veliut, ka reaguar dikur zëvendësi i tij në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një reagimi të publikuar në Facebook, i është përgjigjur Veliut duke i thënë se, “Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash”.

Sveçla i ka përmendur edhe dëbimin e Fatmir Sejdiut e Vjosa Osmanit nga LDK, ndërsa ka theksuar se tash llapjanët e kanë vendosur t’i dëbojnë Veliun e të tjerët nga pushteti i pamerituar e i korruptuar.

Ja shkrimi i tij:

E more Agim. Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash.

Nuk ndalet ndryshimi dhe demokracia. PLAN-i mori fund, porsi PAN-i.

E keni dëbuar Ilaz Pirevën, Fatmir Sejdiun e Vjosa Osmanin, e tash llapjanët e kanë vendosur t’ju dëbojnë juve nga pushteti i pamerituar e i korruptuar.

Prej të hënës, Shpejtim Bulliqin e keni kryetar komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat