​Muhaxheri: Qeveria i ka votat, seancën e ardhshme votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

​Muhaxheri: Qeveria i ka votat, seancën e ardhshme votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:53
Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Qeveria i ka votat për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës pritet të votohet.

“Sipas informata që i kam që në seancën e ardhshme kur të mblidhet Kuvendi, Qeveria do t’i ketë votat për ta kaluar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kish me qenë mirë që në këtë seancë të votohet edhe buxheti i shtetit me pas një dakordancë për me ardh deri të ngjarjet që e presin vendin”, tha Muhaxheri.

Këto komente Muhaxheri i ka bërë në intervistën e realizuar në një nga televizionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat