Cakolli reagon pas punësimit të djalit të Haxhi Shalës në Ambasadën e Kosovës në Pragë

Aktuale

Cakolli reagon pas punësimit të djalit të Haxhi Shalës në Ambasadën e Kosovës në Pragë

Nga: G.B Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:32
Flakron dhe Haxhi Shala

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, është emëruar konsull në Ambasadën e Kosovës në Pragë.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se deputetët shpesh nuk marrin pjesë nëpër votime, por që disa prej tyre sigurohen që kur të marrin pjesë, barasvlera e votës së tyre të jetë ndonjë pozitë/avancim në shërbimin e jashtëm, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk përjashtohen as terminalet.

Postimi i tij i plotë:

Deputetët tanë nuk marrin shpesh pjesë nëpër votime. Ama, disa prej tyre, kur marrin pjesë, sigurohen që barasvlera e votës së tyre të jetë ndonjë pozitë/avancim në shërbimin e jashtëm. Nuk përjashtohen as terminalet.

Në ndërkohë, priteni një deklarim të deputetit Shala që as nuk ka qenë i informuar që djali i tij ka aplikuar për këtë pozitë - siç ndodh zakonisht në këso raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat