Astrit Haraqija, Veliut: E more Agim, të kam thënë mos ia jep bishtin gjithkujt se...

Aktuale

Astrit Haraqija, Veliut: E more Agim, të kam thënë mos ia jep bishtin gjithkujt se...

Nga: A.Zh Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 07:51
Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kulturës nga Lidhja Demokratike e Kosovës Astrit Haraqija, i ka reaguar kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi, për deklaratën e tij për “sakicë”.

Bulliqi ka thumbuar ish-kryetarin Agim Veliu, duke thënë se “dikujt që ka punuar keq, bën t’i jepet edhe një sakicë në shpinë”.

E Haraqija e ka quajtur “lis” Veliun, përcjell Bota sot. Ai ka thënë se “lisi” nuk është dashur t’ia jep “bishtin” gjithëkujt.

“Qenka zgjue kapteri, me i bë gjyq Lisit (Agimit). E more lisë (Agimi), thosha mos ia jep bishtin gjithkujt, se i thoshte lisi sakicës, mëshoma, mëshoma pasi ta jap bishtin. Koha është ari...”, ka shkruar Astrit Haraqija në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat