Ish-deputeti i LDK-së thumbon Bulliqin, kjo është porosia e tij

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së thumbon Bulliqin, kjo është porosia e tij

Nga: A.Zh Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 07:55
Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi

Edhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bardhyl Meta, ka reaguar pas deklaratës së kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Ky i fundit, ka thumbuar ish-kryetarin Agim Veliu, duke thënë se “dikujt që ka punuar keq, bën t’i jepet edhe një sakicë në shpinë”.

E sipas Metës, “ata që synojnë të pushtojnë fronin e pushtetit me bisht sakice, mund të ulen në bisht të saj”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Si përmbledhje e “fjalëve t’urta” të Bull’iqit dje dhe sot, pushteti me bisht Sakice n’dorë (“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë bon” në përkthim, del se:

- Kushdo që provon që t’p’ushtojë fronin e pushtetit me “bisht sakice” - si konsekuencë - n’vend se të ulet në karrigen e Kryetarit të Komunës, ulet - n’bisht t’sakicës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat