Haxhi Shala njërin djalë Konsull në Pragë, e tjetrin…Ky është urimi i nënës së tyre

Aktuale

Haxhi Shala njërin djalë Konsull në Pragë, e tjetrin…Ky është urimi i nënës së tyre

Nga: H.O. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:01
Flakron dhe Edmond Shala

Gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se djali i deputetit Haxhi Shalës, Flakron Shala është emëruar si Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

Mbështetur në informatat e listuara në profilin e tij në Facebook, Shala është duke ndjekur studimet e doktoratës pikërisht në qytetin, ku u emërua Konsull i Përgjithshëm.

Kjo është konfirmuar më tutje edhe urimet që ai ka marrë në rrjetet sociale. Përveq tij, edhe vëllau tjetër Edmondi ka diplomuar në fushën e arkitekturës, në një kolegj privat në Kosovë. Kështu në familjen Shala ka pasur festë të dyfishtë mbrëmë.

“Të dashur djem të Kumarës tim, Flakron dhe Edmond, ju na keni bërë një mbrëmje feste sonte, kështu që më lejoni të shpreh urimet e mia të përzemërta, fillimisht për Flakron i cili është emëruar Konsull në Pragë! Duke e njohur nga afër dhe duke e parë sakrificën që bëni çdo ditë në nivelin e shkollës që keni, sot jam më krenar se kurrë për ju sepse kjo detyrë e re në shërbim të vendit është e merituar për ju! Për Mondin, dua të uroj vetëm suksese si Arkitekt dhe si njeri, jam i bindur që do të jeni edhe më lart se kaq sepse bota sot ka nevojë për ide të reja. Ju uroj shëndet, e suksese të pafund për ju”, shkruan një familjar i tyre në rrjetet sociale.

Ndërkaq, nëna e tyre, Emine Shala ka uruar djalin që ka diplomuar në Arkitekturë.

“Urime diplomimi për djalin tim Edmondin, shpresoj të kesh sa me shume suksese në jetë dhe fat në profesionin si Arkitekt! Duke të shikuar tek rritesh çdo ditë sot po me gëzojn sukseset e tua biri im, sot dua të uroj vetëm te mira dhe suksese paqë në jetë! Të uroj të arrish gjithçka që pritet brenda kornizës së një profesioni si Arkitekt”, shkruan ajo në Facebook./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat