Ramush Haradinaj e kishte lutur shumë, erdhi momenti për borxhin e Thaҫit ndaj Haxhi Shalës

Aktuale

Ramush Haradinaj e kishte lutur shumë, erdhi momenti për borxhin e Thaҫit ndaj Haxhi Shalës

Nga: H.O. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:13
Hashim Thaçi/ Ramush Haradinaj

Vota e Haxhi Shalës në seancën e Kuvendit me datën 3 qershor të këtij dërgoj deri tek rrëzimi i Qeverisë Kurti. Kjo votë u bë shkak për të siguruar votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë që udhëhiqej nga Albin Kurti.

Derisa vetë Shala kishte deklaruar se votën ia kërkuan Hashim Thaҫi e Ramush Haradinaj pas mesnatës së 3 qershorit, ai e ndryshoj mendjen. Dhe duket se për këtë kishte marr edhe një premtim, e që u realizua pak ditë më parë.

“Ata kanë ardhur së pari te unë si dy miq, si dy bashkëluftëtarë të mi. Kemi biseduar atë natë, si më kanë thënë se 60 vota janë, ose ti nuk duhesh të anosh nga pjesa tjetër se ky projekt është një projekt më i gjerë sesa ai i tjerëve, edhe në momentin që më tha 60 vota, i thash, në tash mund të vazhdojmë të pijmë çaj për këtë votë më skemi qa të diskutojmë”, pati deklaruar Shala.

“Unë i kam thënë presidentit dhe ish-kryeministrit, votën kundër qeverisë ia kam thënë liderit tim, Fatmir Limajt, që nuk e jap. Edhe presidenti edhe kryeministri e kanë ditë, unë iu thash që jam tu e dhënë votën për juve, pasi më keni ardh brenda në shpi, po të ma thoshte edhe lideri im, unë do ta jepja votën pa problem. Ata bashkë kanë ardhur, kanë mujtë me u taku rastësisht, por te unë bashkë kanë ardh. Ramushi mu ka lutë gjatë, ai më shumë. Për mua janë kanë dy miq. Në momentin që i kam pa të dera, thash vetë më vete: Me më ardh në shpi nuk guxoj mi kthyer mbrapa pa kurrgjë, po se disha çka kanë ardhur. Iu thash, keni mujtë në telefon, veç me më thanë. Me një makinë kanë ardhur”, kishte deklaruar para disa muajsh Shala.

Ndërsa tek tani bëhet e ditur që djali i deputetit Shala, Flakroni është emëruar si Konsull në Pragë. E që më gjasë mund të jetë edhe pjesë e këtij ‘pazari’ politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat