Zemaj: Vaksina kundër gripit sezonal vjen në fundjavë në Kosovë

Aktuale

Zemaj: Vaksina kundër gripit sezonal vjen në fundjavë në Kosovë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:25
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se vaksina kundër gripit sezonal do të arrijë në Kosovë në fund të kësaj jave.

Zemaj ka deklaruar se menjëherë do të fillojë shpërndarja nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në vend.

Madje, ai në një intervistë për EO tha se do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat, proces ky ë do të monitorohet nga IKShPK-ja.

“Qysh në këtë javë vaksina do të mbërrijë në Kosovë dhe do të shpërndahet dhe të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në fund të javës dhe në fillim të javës tjetër do të bëhet vaksinimi i grupeve që janë të përcaktuara dhe janë të evidentuara nga të gjitha komunat dhe e cila monitorohet nga IKShPK”, ka thënë Zemaj.

Tutje, ai shtoi se ndërlidhja që ka bërë Ministria e Shëndetësisë me kujdesin parësor shëndetësor me komunat me inspektoratin mobilizimi është fryt i punës së përbashkët.

Sipas tij, synimi është që pacientët të marrin shërbime pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë nga shtete tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat