Avdullah Hoti telefonon Vjosa Osmanin, jep një paralajmërim

Aktuale

Avdullah Hoti telefonon Vjosa Osmanin, jep një paralajmërim

Nga: A.Zh Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:59
Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetaren e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

Hoti ka thënë se Osmanit i ka dëshiruar shërim të shpejtë nga Koronavirusi, përcjell Bota sot.

Kryeministri poashtu, ka treguar se e ka njoftuar Osmanin se Qeveria do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës.

Postimi i Hotit në Facebook:

Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, znj. Vjosa Osmani.

E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat