Nagavci thotë se shërbimi i jashtëm diplomatik është pasqyrim i shtetit dhe interesave

Aktuale

Nagavci thotë se shërbimi i jashtëm diplomatik është pasqyrim i shtetit dhe interesave

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:25
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, tha se shërbimi i jashtëm diplomatik është pasqyrim i shtetit dhe interesave shtetërore. Degradimi politik e partiak i shërbimit të jashtëm, deformon dhe dëmton rëndë interesat shtetërore në sferën ndërkombëtare.

Sipas saj Kosova ka nevojë për ambasadorë/e dhe konsuj profesional, me integritet dhe që përzgjidhen e emërohen në rrugë ligjore dhe në interes të shtetit, e jo emërime mbi baza të interesave partiake, familjare e si shpërblim për shërbime të brendshme private të tyre.

"Rruga ligjore se si mund të bëhet dikush diplomat është e qartë. Ky nuk është rasti me vendimin e ish Presidentit Thaçi për emërimin e konsullit në Pragë. Emërim i Flakron Shalës konsull i Republikës së Kosovës pa kandiduar asnjëherë dhe pa asnjë ditë pune në MPJD, ka shpërfillur tërësisht kërkesat dhe kriteret ligjore", tha Nagavci.

Nënkryetarja e Kuvendit, beson dhe  pret që U. D. e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të shfuqizojë vendimin e Presidentit të mëhershëm për emërimin e konsullit në Pragë, duke mbrojtur kështu integritetin e shërbimit diplomatik të Kosovës nga ndërhyrje të tilla me pasoja të mëdha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat