Kryeministri Hoti: S’është koordinuar me mua emërimi i Konsullit në Pragë, ja si u njoftova

Aktuale

Kryeministri Hoti: S’është koordinuar me mua emërimi i Konsullit në Pragë, ja si u njoftova

Nga: A.Zh Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:20
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se emërimi i Flakron Shalës, në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, nuk është koordinuar me të.

Ai ka thënë se për emërimin e djalit të deputetit të AAK-së Haxhi Shala në këtë pozitë, është njoftuar nga mediat, përcjell Bota sot.

Kryeministri Hoti ka njoftuar se Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike dhe se pas analizës, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin.

Reagimi i plotë i Hotit në Facebook:

Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua.

Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat