“Adem Grabovci pas dy viteve vazhdon punën me mafien aty ku ka mbetur”

Aktuale

“Adem Grabovci pas dy viteve vazhdon punën me mafien aty ku ka mbetur”

Nga: N.Sh Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Adem Grabovci

Gjykata e Apelit për rastin e njohur në opinion si “Pronto” e ka dënuar Adem Grabovci me 1 vjet e dy muaj burgim me kusht.

“A.G. i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht”, është thënë në vendimin e Gjykatës.

E këtë gjatë ditës së sotme e ka komentuar Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Adem Grabovci pas dy viteve mund të vazhdoj punën me “mafien aty ku ka mbetur”.

Postimi i Naim Miftarit:

Drejtësia e lidhur në kunxhin e Nastradinit

Adem Grabovcit i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve, që i bie se ky tipi pas dy vjetëve është i lirë të vazhdoj punën me Mafien aty ku ka mbetur!

Shteti Mafi nuk duket ndryshe brina nuk ka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat