Reagimi i ashpër i Safet Gërxhaliut për deputetët e Kosovës: Këtë nuk po e bëjnë armiqtë e Kosovës, por...

Aktuale

Reagimi i ashpër i Safet Gërxhaliut për deputetët e Kosovës: Këtë nuk po e bëjnë armiqtë e Kosovës, por...

Nga: N.Sh Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:17
Safet Gërxhaliu

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

Gërxhaiu përmes një postimi në Facebook, thotë se edhe pas tetë muajve nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në Kuvendin e Kosovës sipas tij, po bojkotohet shteti dhe po injorohet biznesi e qytetari.

Sipas tij, këtë nuk po e bëjnë armiqtë e Kosovës, por deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Ai thotë se, një sjellje e tij nuk quhet ndryshe përveç turp.

Postimi i plotë:

Edhe tetë muaj nga fillimi i Covid 19 në Parlamentin e Kosovës bojkotohet shteti e injorohet biznesi e qytetari duke mbrojtur interesat e partive politike.

Këtë nuk e bëjnë armiqtë e Kosovës por deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Arsyetimi në vazhdimësi:

"Në mungesë të kuorumit, dështon sërish shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbje dhe Buxheti për vitin 2021".

Një sjellje e tillë si mund të quhet ndryshe përveç TURP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat