Gjoshi, Hotit: Mashtrues, mjaft u fshehe prapa derës

Aktuale

Gjoshi, Hotit: Mashtrues, mjaft u fshehe prapa derës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:21
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi i PDK-së, ka reaguar ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha se veç punët e mira i merr përsipër, e vendimet denigruese, thotë se s’janë bërë në koordinim me të.

“Ky i pafajshmi që veç punët e mira i merr përsipër, e për vendimet degraduese thotë se nuk është bërë në koordinim me mua. Mjaft u fshehe mbrapa derës. Trego një herë të vetme që je kryeministër. #TëLodhët #Mashtrues”, shkruan Gjoshi në profilin e tij në Facebook.

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se është njoftuar nga mediat për emërimin e Konsullit Flakron Shala në Pragë.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua”, shkroi veç tjerash Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat