Në prag të festave të nëntorit, Daut Haradinaj, përmend Rexhep Selimin, njeriun me të cilin dolën për herë të parë me uniformën e UÇK-së

Aktuale

Në prag të festave të nëntorit, Daut Haradinaj, përmend Rexhep Selimin, njeriun me të cilin dolën për herë të parë me uniformën e UÇK-së

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Daut Haradinaj

Në prag të festave të nëntorit, kujtimet për të kaluarën e lavdishme janë ato që na mbajnë më të fortë e na udhëzojnë në rrugën që kemi para.

E në këtë muaj Kosova shënon 23 vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ushtri kjo e krijuar nga populli që nuk e duronte më robërinë.

Njëri nga personazhet kryesor të kësaj paraqitje ishte edhe Daut Haradinaj, shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

Ai përmes një video mesazhi ka kujtuar këto ditë, duke thënë se  Kosova në këtë 23 vjetor të daljes publike të UCK-së ka plotë momente për tu mburrur, e të cilat kanë ardhur fal sakrificave të panumërta, masakrave të mëdha që bëri regjimi i Millosheviqit.

Haradinaj ka kujtuar edhe njeriun i cili  tashmë po përballet me drejtësinë ndërkombëtare, shefin e grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi i cili kishte lexuar fjalimin e madh, ku po iu tregohej se djemtë e tyre ishin bashkuar rreth një kauze të përbashkët për çlirimin e atdheut.

“Fatkeqësisht miku im përballet me drejtësinë ndërkombëtare, jam i bindur se ai do ta kryen këtë betejë, edhe unë edhe Kosova me të drejtë e kemi quajtur nëntori i Rexhep Selimi . Pres t’i kthehet familjes dhe Kosovës”, thotë në video Haradinaj.

Ai ka thënë se 23 vite pas, Kosova është pavarësuar, ka ushtrinë e vet, ka institucionin e intelegjencës, ka infrastrukturën më të mirë në rajon, por se ende ka punë për tu bërë.

Postimi i plotë i tij:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat