Haradinaj-Stublla i thotë Vuçiqit: S’ka leje për vizita në Kosovë, derisa të kërkoni falje për gjonocid!

Aktuale

Haradinaj-Stublla i thotë Vuçiqit: S’ka leje për vizita në Kosovë, derisa të kërkoni falje për gjonocid!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:42
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në një postim në Twitter, i ka reaguar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit në përurimin e një spitali në Batajnicë, tha se ndihet krenar që është kryetar i një shteti, që pas 21 vitesh përfundim të luftës ka dhënë leje për të kryer gërmimet në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia.

Stublla publikisht e ka pyetur presidentin serb, si familjare e prekur nga gjonocidi i Serbisë, se “A ndjehet pokaq krenar” edhe kur ka qenë në tavolinën kur u mor vendimi për të kryer këto krime?

 Teksa edhe një herë e ka përsëritur se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa s’ka falje për gjenocidin e kryer.

Image
Dokumenti

LEXO edhe: Edhe sot shifra të larta të Covid-19 në Kosovë, ky është bilanci

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat