Sejdi Hoxha: Ne duhet ta kemi Presidencën

Aktuale

Sejdi Hoxha: Ne duhet ta kemi Presidencën

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:22
Sejdi Hoxha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha foli për çështjen e presidentit, temë kjo e hapur nga të gjitha partitë polkitike në vend.

“PDK-ja i mirëpret të gjitha kandidaturat e mundshme për president,. Ne kemi një rrethanë që PDK-ja në zgjedhjet e fundit ka dal me 24 deputet dhe LDK-ja e VV-ja e ndërtuan Qeverinë. Ata brenda 3 muajve i kanë dhënë bashkëpunimit të tyre dhe tani kemi një Qeveri të udhëhequr nga LDK-ja, AAK-ja e Nisma. Pikërisht që ne e ruajtëm konsistencën tonë politike. Ishim në opozitë dhe po vazhdojmë të jemi në opozitë”, ka thënë Hoxha.

Deputeti i PDK-së theksoi se presidenca duhet t`i takojë pikërisht kësaj partie.

“Parimisht është shumë e përgjegjshme dhe e udhës që PDK-ja ta udhëheq presidencën dhe ta ketë presidentit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat