80 mijë tiketa të shqiptuara, policia me fushatë vetëdijësuese për zbatimin e masave ‘anti-Covid’

Aktuale

80 mijë tiketa të shqiptuara, policia me fushatë vetëdijësuese për zbatimin e masave ‘anti-Covid’

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka vazhduar operacionet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Në njoftimin e PK-së thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka vijuar me zbatimin e masave anti-Covid 19, gjithnjë në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

“Angazhimet policore janë ndërmarrë në bashkërendim me mekanizmat tjerë ndër institucional, ku i gjithë angazhimi ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të masave”, ka bërë të ditur policia.

Policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia është e vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit.

Deri më tani, si pasojë e mungesës së respektimit të masave anti-Covid, policia ka shqiptuar afro 80 mijë votave që prej votimit të Ligjit për Parandalimin e Pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat