Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), assesi të pajtohen.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Njeriu i afërt i Isa Mustafës dhe Agim Veliut, në postimin e tij ka thënë se qëllimi i Bullliqit pasi i uzurpoi Komunës token, tash ky i fundit po synon ta uzurpojë edhe Komunën e Podujevës.
“Fillimisht Bulliqi i uzurpoi Komunës tokën, e tash yrysh me e uzurpu Komunën krejt!”, ka shkruar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.
Kujtojmë se 29 nëntori do t’i gjejë podujevasit pranë kutive të votimit në kërkim të kryetarit që mungon prej muajsh.
LDK e Vetëvendosje përbëjnë dyshen rivale.