Abazi: Si e ka Liria emrin? Konsull në Pragë, lodhje nga të pagjeturit, apo shuarje e task-forcës antikorrupison

Aktuale

Abazi: Si e ka Liria emrin? Konsull në Pragë, lodhje nga të pagjeturit, apo shuarje e task-forcës antikorrupison

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:16
Haki Abazi

Ish zëvendës kryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti, Haki Abazi në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka pyetur rreth sloganit ‘Liria ka Emër’.

Abazi ka pyetur nëse slogani ‘Liria ka Emër’, do të thotë distancimin nga UÇK, apo 2 milionë euro të Thesarit, konsull në Pragë, apo lodhje prej të pa gjeturve, apo edhe shuarjen e taskë forcës antikorrupison, ose edhe Kryeministri Koti qeveri ilegale e Prapashticës, apo edhe  Ambasadorë që sfidojnë shtetin e tyre?

Abazi në postimin e tij ka përfshi disa nga zhvillimet e fundit në vend.

Postimi i plotë:

Si e ka Liria emrin?

Distancim nga UÇK?

2 Milion Euro të Thesarit?

Kryeministri Koti qeveri ilegale e Prapashticës?

Konzull në Pragë?

Ndarje e Kosovës?

Procese të montuara gjyqsore me ndikim politik?

Kidnapim?

Ministër në detyrë në Shqipëri?

Lajm i rrejshëm e propagandë?

Lodhje prej të pagjeturve?

Shuarje të taskforces antikorrupcion?

Media roze që financohen nga buxhetet e ndërmarrjeve publike?

Ministri që financojnë ndarjen e Kosovës?

Ambasadorë që sfidojnë shtetin e tyre?

Gurthyes vullkanik?

Terminal doganor?

Universitet për shpërndarje të diplomave e pastrim parash?

Kifle&kunja, kubza betoni dhe ndertesa pa plan?

Përvetësim hektar tokash me 1 euro?

Prerje e drunjëve dhe shkatrrim të mjedisit?

Qymyr?

Çakorr?

....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat