Eskalon ish-kryetari i OVL-UÇK: Flakron Shala, shumë keq që s’ishe djalë i UDB-ashi, por qëllove i çlirimtarit!

Aktuale

Eskalon ish-kryetari i OVL-UÇK: Flakron Shala, shumë keq që s’ishe djalë i UDB-ashi, por qëllove i çlirimtarit!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:08
Ish-kryetari i OVL-UÇK, Faik Fazliu dhe Flakron Shala

Ish-kryetari i OVL-UÇK, Faik Fazliu ka reaguar ashpër pas largimit të Flakron Shalës nga posti i konsullit në Pragë.

“Flakron Haxhi Shala shume keq bre djalë qe nuk je djali i ndonje UDB-ashi po qellove djalë Çlirimtari ,edhe qysh more djal ti me u shkollu në përendim …mos e shaj babin tënd që ishte shqiptar dhe clirimtar …sepse për momentin ka filllu   epoka e  atyre qe çlirimtarët i duan vetëm në burgje e familjarët e tyre mundëesisht vetëm rrugëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, u.d. presidentja Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Media mëson se konsujt e shkarkuar janë: Flakron Shala, konsull në Pragë, Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë, Lindon Kqira konsull në Shkup dhe Halim Krasniqi konsull në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat