I akuzoi për shkelje të rënda, EULEX i përgjigjet gjykatësit britanik që ishte pjesë e misionit

Aktuale

I akuzoi për shkelje të rënda, EULEX i përgjigjet gjykatësit britanik që ishte pjesë e misionit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:06
EULEX

Zyra e EULEX në Kosovë ka reaguar pas lajmit se Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, u ka nisur një letër deputetëve të Komisionit për Legjislacion me datë 16 korrik duke kërkuar që të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj.

Simmons thotë se krejt këto kanë ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX-it.

Gazeta ka siguruar letrën që Simmons e ka dërguar në Kuvend të Kosovës. Në këtë letër Simmons tregon për punën që ka bërë në EULEX, emërimin e tij dhe thotë se gjatë mandatit të tij ka qenë i njoftuar për këto shkelje.

“Gjatë mandatit tim si kryetar i gjykatësve të EULEX-it, u njoftova me shkelje serioze, përfshirë komisionin për shkelje kriminale, nga personat përgjegjës për administrimin e drejtësisë”, thotë ai.

Simmon shprehet i gatshëm të japë dëshmi për këto çështje derisa përmend disa shkelje që kanë ndodhur, sipas tij, si: ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të manipuluar trupat gjykuese, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje e provave, manipulim i provave, përpjekje për të penguar hetime etj.

“Në vitin 2019, Simmons solli procedura ligjore para Tribunalit të Punësimit në Mbretërinë e Bashkuar kundër punëdhënësit të tij në Britani te Madhe në të cilën ai përsëri iu referua po atyre akuzave kundër EULEX. Tribunali i Punës hodhi poshtë pretendimin e Simmons për të marrë pjesë EULEX në këto procedura”, shkruan në reagimin e saj në Tëitter faqja zyrtare e EULEX.

“Kur Simmons iu sigurua mundësia për të mbështetur pretendimet e tij të ndryshme, ai nuk arriti t’i siguronte ekipit hetimor të udhëhequr nga një gjyqtar në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat