Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se nuk ka rëndësi a është i shkolluar djali i Haxhi Shalës, me rëndësi është a janë respektuar procedurat për emërimin e tij si konsull.
Haxhiu thotë se ajo që po dihet është se procedurat nuk janë respektuar.
“Nuk po më intereson se a është i shkolluar dhe profesionist djali i Haxhi Shalës. Me rëndësi është se a janë respektu procedurat, e ne po e dimë që ato nuk janë respektu procedurat.
Nuk besoj që Vjosa Osmani e kish shkarku vetëm pse është djali i Haxhi Shalës“, deklaroi Albulena Haxhiu.