Familja e Haki Imerit mbështesin Vjosa Osmanin, ja çfarë thonë për ministren Meliza Haradinaj - Stublla

Aktuale

Familja e Haki Imerit mbështesin Vjosa Osmanin, ja çfarë thonë për ministren Meliza Haradinaj - Stublla

Nga: N.Sh Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:44
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Kjo familje po e përkrahë Vjosa Osmanin në qëndrimet e saj, ku shkarkoi disa konsuj në vende të ndryshme të botës.

Familja e Haki Imeri thotë se ministrja Meliza Haradinaj Stublla nuk është ministre e Kosovës.

Sipas tyre, LDK-ja duhet të reflektoj që të rrëzoj këtë Qeveri dhe të i hapë rrugë zgjedhjeve.

Kjo qeveri sipas familjes Imeri nuk i shërben Kosovës por partive si AAK, Nismas dhe Listës Serbe.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një hap të rëndësishëm duke shfuqizuar vendimet ministres së Ramush Haradinajt -kuptohet nuk është ministre e Kosovës ... veglat konsullore të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, nuk duhet të jenë peng i integrimeve evropiane...

Në këtë moment LDK duhet të reflektoje dhe të rrezoje këtë qeveri e tu hap rrugë zgjedhjeve të reja të cilat janë shumë të rëndësishme për Epokën e re në të cilën është futur Kosova.

Kjo qeveri nuk i shërben me Kosovës por partive minoritare familjare e fisnore siç është AAK -Nisma-lista serbe...

Kosovës i duhet një grupim i ri politik i cili synim kryesor ka ndërtimin e shtetit, luftimin e nepotizmit, krimit të organizuar vëllazëror, fisnor shoqëror, fqinjësor krahinor etj.

Shkurt shqip Kosovës i duhet një qeveri ndryshe ... që respekton qytetarin, dhe Kosovën dhe avancon shtetin drejt integrimeve euroatlantike...

Ramush Haradinaj nuk ka përkrahje të amerikaneve as të evropianëve për kandidaturën President i Kosovës siç dezinformoje dje ne RTK.

Te vetmen mbështetje realisht e ka nga amerikanet dhe Evropianet është se Ramoja duhet te bashkëpunojë ngushtë me Gjykatën Speciale deri sa te vihet drejtësia për te gjitha viktimat...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat