Daka: Në veri votuan 12.62% e votuesve, në Podujevë 8.27%

Aktuale

Daka: Në veri votuan 12.62% e votuesve, në Podujevë 8.27%

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:03

(E plotësuar 11:49) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka dhënë detaje për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në veri të Mitrovicës dhe në Podujevë. Në këtë të fundit, deri në orën 11:00, kanë votuar 7 mijë e 223 votues. Kurse, në veri deri në orën 11:00, kanë votuar 2 mijë e 942 votues.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në këto dy komuna është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur deri më tani ndonjë̈ lajmërim për parregullësi gjatë votimit.

Sipas saj, në komunën e Podujevës deri në orën 11:00 ka qenë rreth 8.27 për qind, ndërsa në komunën e Mitrovicës deri në ora 11:00, kanë votuar afër 13 për qind.

Daka: Në veri votuan 12.62% e votuesve, në Podujevë 8.27%

“Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.27% e votuesve apo 7 mijë e 223 votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 7 mijë e 658 votues apo 9.1%. Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 11:00 kanë votuar 12.62% e votuesve apo 2 mijë e 942 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 324 votues apo 15.2%.”, ka thënë Daka.

E pyetur nga gazetarët për deklarimet se në Podujevë ka më shumë vëzhgues se sa është e paraparë, Daka ka thënë se kanë qenë disa mosmarrëveshjet në fillim, por të cilat janë rregulluar përmes KQZ-së.

Daka: Kemi marrë vendim që çdo vend-votim të ketë nga një vëzhgues nga të gjitha subjektet politike

“Ne kemi marrë vendim që çdo vend-votim të ketë nga një vëzhgues nga të gjitha subjektet politike të cilat janë në garë dhe nga OJQ-të, të cilat janë të akredituara. Ka pasur mosmarrëveshje në fillim, mirëpo këto janë rregulluar përmes KQZ-së, pra nuk kemi informata se është duke ndodhur diçka që kishte me e pengu procesin zgjedhor.”, ka thënë Daka.

Konferenca e radhës do të mbahet në ora 15:30 dhe ka të bëjë lidhur me ecurinë̈ e procesit zgjedhor deri në atë kohë, si dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00. 

Deri në orën 11:00, në Podujevë votuan 8.27 % e votuesve, në veri të Mitrovicës 12.62 %

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në knferencën e dytë për zgjedhjet lokale në Podujevë e Mitrovicë veriore, ka njoftuar mbi procesin zgjedhor deri në orën 11:00.

Deri në këtë orë, në Podujevë kanë votuar 8.27 për qind e votuesve të përgjithshëm, ndërsa në veri të Mitrovicës kanë votuar 12.62 për qind të votuesve.

“Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.27% e votuesve apo 7 mijë e 223 votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 7 mijë e 658 votues apo 9.1%”, ka njoftuar Daka.

“Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 11:00 kanë votuar 12.62% e votuesve apo 2 mijë e 942 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 324 votues apo 15.2%. Konferenca e radhës është në orën 15:30 dhe ka të bëjë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë si dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00”.

Daka tha se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht dhe se nuk ka pasur lajmërim për parregullsi gjatë votimit.

(11:29) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën për media, lidhur me pjesëmarrjen në votim deri në orën 11:00, si dhe ecurinë e procesit zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut. 

KQZ thotë se votimi në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ka filluar me kohë, kërkojnë respektim të masave

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi tregon se prcoesi i votimit  në Podujevë e Mitrovicë të Veriut ka filluar me kohë.

Ai ka treguar numrin e qytetarëve që kanë të drejtë vote në këto dy komuna.

KQZ ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti Covid.

“Në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut po mbahen zgjedhjet për kryetar. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në dy komunat. Në Podujevë të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 qytetarë e janë45 qendra votimi. Në Mitrovicën e Veriut qytetarë me të drejtë vote janë 23 mijë e 313 dhe janë 7 qendra votimi. Kërkojmë nga qytetarët të respektojnë masat e institucioneve. Konferenca e rradhës është në 11:30, kur do flasim për pjesëmarrjen në votime dhe procesin zgjedhor”, thotë Elezi.

KQZ në konferencë për hapjen e vendvotimeve në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban konferencë për media, lidhur për hapjen e qendrave të votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut. 

Qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës dhe Podujevës, nën masat anit-covid, sot do të kenë të drejt të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

Komuna e Mitrovicës Veriore ka mbetur pa kryetar nga muaji qershor, pasi Goran Rakiq nga Lista Serbe është emëruar zëvendës kryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ndërsa Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit.

KQZ dje ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat