​Ish-gjyqtari i EULEX-it flet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 18 janar

Aktuale

​Ish-gjyqtari i EULEX-it flet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 18 janar

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 11:53
Malcolm Simmons

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të dëgjojnë, më 18 janar të vitit të ardhshëm, ish-presidentin e gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, i cili është shprehur i gatshëm të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës për, siç ka thënë ai, shkeljet që janë bërë gjatë gjykimeve nga ana e EULEX-it në Kosovë. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, pasi Simmons u ka dhënë atyre disa data në të cilat ai është i përshtatshëm të marrë pjesë.

Seanca dëgjimore do të fillojë me 18 janar, mund të zgjasë tutje dhe në të do të mund të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, që nuk janë pjesë e këtij komisioni.

Ish-gjyqtar i EULEX-it u kishte dërguar letër deputetëve të këtij komisioni me kërkesën që ta thërrasin për raportim, për siç ka thënë ai, informacionet që i ka për ndërhyrje në hetime, manipulime të gjyqtarëve e kërcënime të dëshmitarëve në kohën sa ai ishte pjesë e këtij misioni.

Përmes përfaqësuesit të tij, ai u ka thënë deputetëve se mund të flas nga data 15 deri 17 dhjetor të këtij viti, apo nga data 6 deri më 21 janar të vitit të ardhshëm.

Ishte deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ai i cili kërkoi që seanca dëgjimore të mbahet qysh në datën e parë të propozuar nga Simmons, më 15 dhjetor të këtij viti.

Shala: Seanca me Malkom Simons të mbahet sa më parë që është e mundur

“Për shkak të interesit publik të kësaj çështje, mendoj që ne si komision sot të vendosim që sa më shpejtë që është e mundur, në datën e parë të propozuar nga zoti Simmons të japë dëshmi para komisionit e që është data 15 dhjetor. Çdo shtyrje e kësaj date do të pasojë me atë që e ka thënë edhe zoti Simmons se institucionet e tjera, duke mos dashur t’u përmend emrin, kanë me tentu që të sabotojnë dhe pamundësojnë një dëshmi jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për Kosovën, për qytetarët e saj”, tha Shala.

Por, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që kjo të bëhet nga data 13 janar e tutje, për shkak të angazhimeve që kanë si grup parlamentar, dhe përgatitjeve që duhet t’i bëjnë për këtë seancë.

Basha: Seanca dëgjimore me Simons Malkon nuk mund të sabotohet

Ne e kemi përkrahë, anëtarët po thonë është sabotim, kanë me sabotu jo ka informata prej gjyqtarit që ka me u sabotu, nuk po kuptoj zoti Shala marrë parasysh, ne kemi marrë vendim me u mbajt ky dëgjim, kjo nuk ndryshon, nuk mundet me pas sabotim ndaj komisionit. Ka angazhime, ka edhe përgatitje, për shkak të festive janë shumë punë që ne si grup parlamentar duhet me i bë disa përgatitje”, tha Basha.

Deputetët vendosën që seanca të fillojë më 18 janar 2021, në mënyrë që të gjithë deputetët e Komisionit për Legjislacion të jenë prezent në seancë.

Manaj: Seanca dëgjimore me Malkom Simmons do të fillojë me 18 janar 2021

Nëse fillon me 18 mund të vazhdojë deri më datë 20. Po ashtu duke marrë parasysh propozimin e Endritit që secili deputet i Kuvendit të Kosovës ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhje të komisionit në bazë të rregullores së punës së Kuvendit dhe administrate duhet të kujdeset paraprakisht dhe të shikojë interesimin e deputetëve dhe varësisht nga interesimi të përcaktojnë vendin, ose këtu ose në seancë plenare për shkak të kushteve që i kemi për shkak të pandemisë. Dakordimi është që kjo seancë dëgjimore të fillojë me datë 18”, tha ai.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, duhet të ketë konsensus në mes deputetëve të komisionit meqë siç tha ai, procesi mund të zgjasë.

Tahiri: Të kemi konsensus brenda komisionit lidhur me procesi ne dëgjimit të Malkon Simmons

“Është e rëndësishme të kemi një konsensus brenda këtij ekipi këtij komisioni për punën e datës, për punën e zhvillimeve të mëtutjeshme, sepse siç e shoh ka me qenë një proces që ka me vazhdue edhe me disa hapa të tjerë pas kësaj, e nuk do të jetë thjeshtë një takim qoftë online qoftë fizik më të, por do të jetë fillimi i një procesi të gjatë dhe dakordimi ynë, konsensusi ynë mendoj që është shumë i nevojshëm. Të gjithë kemi qëllimi ne njëjtë, ta nxjerrim të vërtetë ne mundshme nga personi në fjalë”, tha ai.

E deputetja Donika Kadaj-Bujupi kërkoi që letra e parë që Simmons i ka dërguar këtij komisioni, të u dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kadaj-Bujupi: Letra e Simons t’u dërgohet gjithë deputetëve të Kosovës

“Propozoj që komisioni me marrë vendim me përgatitë një shkresë përcjellëse dhe bashkë me të letrën e parë të Malkom Simons me ua dërgu gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës sa më parë”, tha ajo.

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malkom Simons në letrën e tij dërguar komisionit, u ka thënë deputetëve që është i gatshëm të deklarohet para Kuvendit të Kosovës duke u mbështetur në prova për të gjitha çështjet që ai i ka përmendur në letër.

Malcolm Simmons dëshmon më 18 janar për keqpërdorimet në EULEX

Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it do të dëshmojë më 18 janar për shkeljet që ka bërë ky mision gjatë funksionimit në Kosovë.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Ndryshe, Simmons kërkesën e tij për raportim në Kuvend e kishte dorëzuar gjatë verës së këtij viti.

Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX kishte dhënë dorëheqje nga ky institucion duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat