Zbulohet shkaku kryesor i shpërthimit në kuzhinën e restorantit në Ferizaj

Aktuale

Zbulohet shkaku kryesor i shpërthimit në kuzhinën e restorantit në Ferizaj

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:04
The Village

Rreth orës 14.27 të ditës së djeshme një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në restorantin Steakhouse në qendra tregtare The Village në Ferizaj.

Si pasoj e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar 44 persona që ishin brenda lokalit, mesin e të cilëve klientë e punonjës.

Në bazë të hetimeve preliminare të zhvilluara nga organet e ndjekjes dhe hetuesisë del se shkaktar i këtij shpërthimi ishte bombola 25 litërshe e krisur.

Por ishte fat i mirë që nuk ka vazhduar eksplodimi edhe i tri bombolave tjera të gazi, të cilat ishin afër saj në kuzhinën e restorantit.

Nga 44 të lënduarit, 7 janë në gjendje më të rëndë dhe pa vetëdije në Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit. 8 të tjerë janë në gjendje të mirë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe pjesa tjetër në gjendje edhe më të mirë janë në Spitalin e Ferizajt e shtëpitë e tyre.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se nga hetimet e zhvilluara ekziston dyshimi i bazuar se eksploduar një bombol gazi e dëmtuar e 25 litrave e cila ishte në kuzhinën e restorantit, derisa afër saj ishin edhe tri të tjera që fatmirësisht nuk kanë eksploduar.

Sipas tij nuk ka dyshimet tjera të këtij shpërthimi, derisa dëmet materiale janë mëdha.

Kryeprokurori konfirmoi për syri se si pasoj e shpërthimit janë 44 të lënduar, ku disa ishin punonjës të lokalit e të tjerët klientë.

Ndërsa major Qazim Reka, nga Policia e Ferizajt, tha se në orën 14.27 ka ndodhur një eksplodim i një bombole gazi në kuzhinën e një restoranti në qendrën tregtare The Village, ku si pasoj e këtij shpërthimit janë lënduar 44 persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas tij fatmirësisht nuk ka asnjë person të vdekur.

Ai tregoi se hetimet do të vazhdojnë nga ekipet përkatëse profesionale për të saktësuar sesi erdhi deri tek shpërthimi i bombolës së gazit.

Majori i policisë shpjegoi se dëmtimet janë të mëdha jo vetëm tek lokali ku ndodhi shpërthimi, por edhe tek lokalet përreth dhe makinat që ishin përpara.

Reka sqaroi se vetëm disa nga punonjësit e klientit të lokalit ku ndodhi shpërthimi janë lënduar, por jo edhe të tjerë.

Drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacioni Nehat Baftiu, tregon se 15 pacientë janë paraqit në Qendrën Emergjente, ku është intervenu në 13 prej tyre.

Sipas tij 6 pacientë janë në mjekim intensiv të anestezilogjisë dhe janë në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije, ku kanë të djegur mbi 30 për qind të trupit.

Derisa njëra ka mbi 50 për qind të trupit të djegur.

Ndërsa doktori tregoi se 8 të tjerë janë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe janë në gjendje të mirë.

Edhe nga qendra tregtare The Village, janë shprehur të tronditur nga rasti që ka ndodhur sot në Steakhouse Restorant.

“Lutemi që qytetarët dhe stafi i restorantit të shërohen sa më shpejtë dhe një ngjarje e tillë të mos ndodhë më.

Falënderojmë zjarrfikësit, policët, dhe mjekët për punën e tyre të sinqertë dhe të palodhshme”, thuhet në reagimin e kësaj qendre tregtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat