Ambasada amerikane del edhe me një thirrje për zgjedhjet

Aktuale

Ambasada amerikane del edhe me një thirrje për zgjedhjet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Ambasada amerikane del edhe me një thirrje për zgjedhjet

Ambasada amerikane në Kosovë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, teksa në thirrjen e tyre apelohet edhe respektimi i masave kundër koronavirusit.

Në thirrjen e tyre thuhet se situata me pandeminë nuk duhet të ju lejojë të mos e përcaktoni fatin e së ardhmes së vendit.

“Mos lejoni që pandemia t’ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt – mbani distancën tuaj, vishni një maskë,  dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të angazhuar në procesin zgjedhor”, thuhet në thirrjen e ambasadës,

Ndryshe, qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat