Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 06:11
Ilustrim

Ngjarjet e datës 17 Shkurt 2021

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. (Oborri i ZKM-së,​ ora 8:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të bëj homazhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Homazhet nisin nga varri i Presidentit Rugova, ora 8:30)

- Komuna e Prizrenit do të organizojë homazhe në varrezat e dëshmoreve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00 - transporti i organizuar, nisja nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Organizohen homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Federata e Gjimnastikës organzion garen e Pavarësisë. (Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Mundjes organizon turnirin e Pavarësisë. (Hani i Elezit, ora 10:00)

- Federata e Ping-Pongut organizon turnirin e Pavarësisë. (Prishtinë, ora 10:00)           

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj për nder të përvjetorit të 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Kuvendi i Komunës së Podujevës mban mbledhje solemne për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi Komunal i Podujevës, ora 10:00)

-  Komuna e Deçanit organizon Homazhet në Kompleksin Memorial  Dëshmoret e Kombit  ne Gllogjan. (Kompleksi Memorial Dëshmoret e Kombit Gllogjan, ora 10:00)

- Me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit organizon mbledhje solemne dhe dhënia e dekoratës ''Ndëri i Qytetit për Bujar Gjurgjelen". (Shtëpia e Kulturës ''Xhemajli Berisha'', ora 11:00)

- Federata e Atletikes organizon vrapimin e Pavarësisë. (Viti, ora 11:00)

- Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Shoqata Miqtë e Amerikës do ta ndërroj flamurin amerikan. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë. (Objekti i Komunës se Skenderajt, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Avdullah Hoti do të marrin pjesë në Manifestimin qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën patronazhin e kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, organizohet akademi solemne me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

- Ndahen çmimet vjetore për letërsi. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)

- Shfaqja e filmit ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati. (Kino ABC, ora 17:00)

- Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet pritja shtetërore për 13 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Hoteli “Golden Imperial” në Veternik, ora 18:00)

- Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaq “Pamje revolucioni” me regji te Kaltërim Balaj. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat