Përfundon mbledhja e LDK-së, Mustafa tregon a ka favorit për kryetar të ri

Aktuale

Përfundon mbledhja e LDK-së, Mustafa tregon a ka favorit për kryetar të ri

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:51
LDK, Isa Mustafa

(E plotësuar 18:28) - Kryetari në largim i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Teksa u pyet se a ka favorit për kryetar të LDK-së, ai se nuk ka.

“S’ka favorit”, tha shkurtimisht ai para gazetarëve.

Ndryshe, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është parë tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasditen e së enjtes.

Pak kohë para se të fillonte mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abbott kishte qëndruar në zyrat e kësaj partie.

Abbott përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në LDK, ka takuar kryetarin në dorëheqje, Isa Mustafën dhe nënkryetarin në dorëheqje të LDK-së, Lutfi Hazirin.

Ai tha se kanë diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve dhe perspektivat e LDK-së.

“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së.”, shkroi shkurt Abbott.

Abaashi: Me 14 mars zgjidhet kryetari i ri i LDK’së

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka njoftuar se kjo parti do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri, më 14 mars të këtij vitit.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK’së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi foli edhe për temën e takimit e ku tha që më shumë ishte e çështjes teknike.

Poashtu Abrashi tha se ditëve në vijim do të kenë takime edhe me kryetarët e degëve të LDK’së dhe me Kryesinë për emrat e mundshëm për kryetar të LDK-së.

***

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Kjo pas paralajmërimeve për dorëheqje të kryetarit aktual, Isa Mustafa, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku partia e tij doli e treta.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së pritet të mbahet gjatë muajit mars, ndërsa publike është bërë vetëm pretendimi për të kandiduar për kryetar të LDK-së i Anton Qunit.

Vijon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat