Befason Haxhiu me deklaratën për Haradinajn, ka dyshime se ka bashkëpunuar me Radojçiq

Aktuale

Befason Haxhiu me deklaratën për Haradinajn, ka dyshime se ka bashkëpunuar me Radojçiq

Më: 1 mars 2021 Në ora: 23:55
Milan Radojçiq dhe Ramush Haradinaj

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, gjersa e ka komentuar rastin e revokimit të fletë arrestit të nënkryetarit Milan Radojçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, ka thënë se mund t’i ketë bërë favor ndonjë eksponenti shqiptar, teksa theksin e ka vënë tek Haradinaj, që i është larguar drejtësisë.

Haxhiu, e ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’, ka thënë se për subjektin politik të cilën kjo e përfaqëson, kjo çon në dyshimet që ai e ka marrë revokimin si “shpërblim” ndaj ndonjë favori që i është bërë ndonjë eksponenti shqiptar. Ish-ministrja e Drejtësisë, së këndejmi, ka përmendur edhe takimin e Radojçiqit me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn.

“Për VV kjo çon tek dyshimet se ky (Radojçiq) po merr shpërblim për ndonjë favor që ka bërë, qoftë me eksponentë shqiptarë. Ju e dini se z. Haradinaj e ka pasë në zyrë Radojçiqin”, ka deklaruar ajo në T7.

Përveç kësaj, Haxhiu e ka akuzuar shefin e Listës Serbe për, siç e quan ajo, “terrorizim” të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

“…I cili për vite me radhë e ka mbajtur në terror vendin tonë dhe ka terrorizuar të gjitha komunitet pa dallim e përjashtim, është përfshirë në afera shumë të rënda kriminale, po ashtu është edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit”, ka shtuar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat