Richard Grenell: Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti ka qenë kundër politikës së SHBA-së

Aktuale

Richard Grenell: Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti ka qenë kundër politikës së SHBA-së

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:49
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish-emisari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA’së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.

“Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka theksuar Grenell.

Ish-emisari ndërkohë ka ftuar adminisrtatën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat