Numërohen mbi 17 mijë vota nga diaspora, PDK kalon në epërsi ndaj LDK-së

Aktuale

Numërohen mbi 17 mijë vota nga diaspora, PDK kalon në epërsi ndaj LDK-së

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Mbi 17 mijë vota nga diaspora janë numëruar deri tani në QNR.

Sipas rezultateve të fundit nga QNR, PDK ka kaluar në epërsi ndaj LDK-së.

Kështu, nga 17 mijë e 159 vota të numëruara, rezultatet janë si më poshtë.

LVV – 12,700 vota

PDK – 1,499 vota

LDK –  1,440 vota

AAK – 732 vota

NISMA – 162 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat