Gjykimi ndaj Salih Mustafës pritet të fillojë me 30 prill

Aktuale

Gjykimi ndaj Salih Mustafës pritet të fillojë me 30 prill

Më: 5 mars 2021 Në ora: 07:55
Salih Mustafa

(E plotësuar 14:02) - Ka përfunduar seanca për Salih Mustafën në Gjykatën Speciale.

Gjykatësi i Speciales Nicolas Guillou, ka thënë se mbrojtja e Mustafës ka kohë që deri më 16 prill të vitit 2021, ta lajmërojë Zyrën e Prokurorit Special për alibinë dhe për nxjerrjen e materialeve të mundshme sipas rregullave.

“Pasi dëgjova palët për kalendarin e propozuar, po e lëshoj këtë urdhër. Deri të premten të 16 prill 2021 mbrojtja urdhërohet që të lajmërojë ZPS’në për alibinë dhe të nxjerr materialet të mundshme në bazë të rregullit. Në qoftë se mbrojtja dëshiron që t’i drejtohet gjykatësit të procedurës paraprake me kërkesë për masa mbajtëse ndaj këtij materiali duhet ta bëj deri më 18 mars 2021. Të martën 6 prill, mbrojta urdhëroi që të dorëzoj masa mbrojtje për dëshmitarët”, ka thënë ai.

Më tutje, gjykatësi tha se me 30 prill të 2021, pritet që lënda e Salih Mustafës të kalojë nga ZPS’ja në trupin gjykues.

“Kalimi i çështjes tek trupi gjykues pritet që të ndodh më 30 prill 2021. Mbrojtja e z.Mustafa duhet të ekzistojë parashtresa për burgimin apo jo të z.Mustafa deri më 11 mars”, ka thënë ai. 

Seanca ndaj Salih Mustafës, ZPS-ja përfundon hetimet, kërkon fillimin e procesit gjyqësor

Në seancën e sotme që po mbahet në Gjykatën Speciale ndaj ish-ushtarit të UÇK’së, Salih Mustafa, avokati i Mustafës ka treguar që do të vijë në Kosovë për misionin e tij më 19 mars dhe do të qëndrojë deri më 5 prill.

Mbrojtja e Mustafës thotë se misioni tjetër në Kosovë do të fillojë më 16 prill deri më 23 prill, ndërsa thotë se i duhet kohë për të finalizuar projektin e tyre për dëshmitarët.

Ndërsa, ZPS’ja thotë se i ka përfunduar proceset hetimore ndaj Salih Mustafës dhe se janë të gatshëm që të fillojë procesi gjyqësor.

“ZPS i ka përfunduar hetimet e veta, ka dy aktivitete hetimore që nuk kanë përfunduar ende dhe kemi depozituar një dokument të portokolluar sot në mëngjes.  Tjetër aktivitet hetimor që nuk është i përfunduar, është në dijeninë tuajgjyaktës. Këto dy aktivitete të papërfunduara nuk e pengojnë fillimin e procesit gjyqësor”, tha përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit.

Seanca ndaj Salih Mustafës po vazhdon të mbahet në Gjykatën Speciale në Hagë.

ZPS’ja përfundon hetimet ndaj Salih Mustafës, kërkon fillimin e procesit gjyqësor

Në seancën e sotme që po mbahet në Gjykatën Speciale ndaj ish-ushtarit të UÇK’së, Salih Mustafa, ZPS’ja ka kërkuar që të fillojë procesi gjyqësor ndaj Mustafës.

ZPS’ja thotë se i ka përfunduar proceset hetimore ndaj Salih Mustafës dhe se janë të gatshëm që të fillojë procesi gjyqësor.

“ZPS i ka përfunduar hetimet e veta, ka dy aktivitete hetimore që nuk kanë përfunduar ende dhe kemi depozituar një dokument të portokolluar sot në mëngjes.  Tjetër aktivitet hetimor që nuk është i përfunduar, është në dijeninë tuaj gjykatës. Këto dy aktivitete të papërfunduara nuk e pengojnë fillimin e procesit gjyqësor”, tha përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit në Gjykatën Speciale ku po mbahet seanca ndaj Salih Mustafës në Hagë.

Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera të UÇK’së.

Salih Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së.

Ai shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku.

Nis seanca ndaj Salih Mustafës

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Gjykatën Speciale nëHagë.

Transmetimin e drejtpërdrejt mund ta ndiqni në këtë link.

Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera të UÇK’së.

Salih Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së.

Ai shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku.

​Salih Mustafa del sot para Speciales

Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali,

Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, konferenca e Mustafës pritet të mbahet në ora 11:00..

Ndërsa, muaj më parë Mustafa në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet.

Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat