Këtë ministri mund ta udhëheqë Armend Muja?

Aktuale

Këtë ministri mund ta udhëheqë Armend Muja?

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:55
Armend Muja dhe Albin Kurti

Vëllau i Armend Mujës thotë se nipi dëshiron ta shohë axhën ministër të Arsimit

Gazmend Muja, vëllau i Armend Mujës, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se djali i tij, Gjoni, dëshiron ta shohë axhën e tij në pozitën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Ani pse me qëndrime të ndryshme partiake, vëllau i Mujës e ka mbështetur atë në rrugëtimin e tij politik.

Ndryshe, Armend Muja, si kandidat për deputet nga Mitrovica ka arritur të jetë ndër 10 deputetët më të votuar në Kosovë, duke grumbulluar mbi 44 mijë vota.

Para se të bëhej pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Muja ishte i anagzhuar në një fakultet privat dhe ushtronte edhe funksionin e analistit në studiot televizive.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat