LDK-ja pjesë e Qeverisë Kurti 2, me dy ministri dhe postin e presidentit?

Aktuale

LDK-ja pjesë e Qeverisë Kurti 2, me dy ministri dhe postin e presidentit?

Nga: N. H Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:50
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohet sot me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi do të ndodhë në orën 14:00, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje se a do t’i bëjë kuorumin LDK-ja, Vjosa Osmanit, një koment e ka bërë edhe aktori Jeton Zogjani.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nëse LDK-ja e mbështet Osmanin, deputetët e Listës “Guxo” do të kthen në LDK, kurse kjo parti do t’i ketë dy ministri në ekzekutiv, si dhe postin e presidentit.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Image
Jeton Zogjani

•Në qoftse LDK-ja e mbështet znj/Vjosa Osmani për t’u bë presidente!

•Deputetët e listës Guxo do të kthen në grupin parlamentar të LDK-së!

•D.m.th LDK-ja bëhet pjesë e Qeverisë Kurti 2, me 2 Ministri dhe me President!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat