Nuk hiqet flamuri i Kosovës, vazhdon takimi i Këshillit të Sigurimit, “dështon” kërkesa e Rusisë

Aktuale

Nuk hiqet flamuri i Kosovës, vazhdon takimi i Këshillit të Sigurimit, “dështon” kërkesa e Rusisë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:42
Këshilli i Sigurimit

(E plotësuar 19:02) - Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përveç përfaqësuesit të SHBA-së edhe Britania e Madhe ka kërkuar rishikim të gjithë rolit të UNMIK-ut dhe përgjegjësive të tij dhe për të siguruar që mandati të mbetet relevant dhe të funksionojë normalisht

“Kosova ka bërë një progres të pamasë që nga viti 1999 që kur është hartuar rezoluta 1244 por kushtet në 22 vite pas kësaj janë krejtësisht ndryshe tashmë, pra është koha për rishikim të gjithë rolit të UNMIK-ut dhe përgjegjësive të tij dhe për të siguruar që mandati të mbetet relevant dhe të funksionojë normalisht. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin midis UNMIK-ut dhe OSBE-së”, tha ai.

Britania e Madhe përgëzon Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Duam të përgëzojmë Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve dhe angazhimin për vendosjen e kryeministrit të ri që reflekton vullnetin e popullit, mbajtja e zgjedhjeve, certifikimi i rezultateve dhe formimi i institucioneve të reja shohim se sa larg ka shkuar Kosova. Shohim që Kosova ka zgjedhur presidenten e re grua dhe ka pesë ministre gra, ky është shembull i mirë për rajonin”, tha ai.

Ndërsa shtoi se të dyja palët duhet të adresojnë periudhën e konfliktit dhe t’i vënë para drejtësisë kryerësit e krimeve të luftës, dhunuesit dhe ata që kanë kryer krime të luftës.

Gërvalla: Me gjithë dëmet që ka bërë Serbia, mbesim të hapur të fillojmë një epokë të re

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin dhe sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, vendi ynë mbetet i hapur që me gjithë dëmin që ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re.

Gërvalla në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, tha se raporti i UNMIK-ut, në një nga pesë temat, flet edhe për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë nga një regjim vrastar serb.

Ajo tha nënat tona kërkojnë të dinë se ku i kanë fëmijët e tyre të pafajshëm, duke shtuar se si është e mundur që Serbia nuk ka ndjenja për këtë çështje.

Gërvalla: Kriminelet serb nuk u dënuan, shpesh përgëzohen për ato krime

“Si është e mundur që Serbia nuk ka kurrfarë lloj ndjenje për këto nëna, për fëmijët e tyre. Nuk po flaim për ngjarjet e shekullit të 19, nuk po flasim për luftën e parë botërore apo luftën e dytë botërore, po flasim dhe është një memorie e gjallë, viktimat që kanë mbijetuar janë kryesisht ende gjallë. Edhe shumica e atyre që kanë kryer këto vepra të paarsyeshme që kanë shkaktuar më shumë se 13 mijë viktima janë ende gjallë, ata gëzojnë jetën e tyre në Serbi e tjetërkund dhe shpesh herë edhe përmenden e përgëzohen për ato ngjarje. Tani imagjinoni shifrat për vendet e juaja. Këto viktima do të ishin 1.2 milionë rus të vrarë brenda një viti, 2. 6 milionë amerikan që do të ishin vrarë brenda një viti, do të thoshte 11. 6 milionë kinez të vrarë në Kinë për më pak se një vit, dhe bota ka parë se vetëm pak nga këta kriminel janë ndjekur , në shumicën e rasteve për sy e faqe dhe janë shfajësuar”, tha ajo.

Gërvalla shtoi se Serbia i ka bërë të të gjitha këto dhe as nuk e ka pranuar që krimet më të mëdha në tonë evropiane, pas Gjermonisë naciste janë në kryer në emër të Serbisë së madhe në pak dekadat e fundit.

Gërvalla: Me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, jemi të hapur të fillojmë një epokë të re

“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet dhe të bëhet komb i civilizuar e evropian. Serbia e ka kaluar një periudhë të errët, një mendësi mesjetare e kthyer nga e kaluara dhe ajo që e ka çuar Serbinë në racizëm e fashizëm në fund të viteve të 90-ta. Ne jemi krejtësisht të bindur që kur Serbia t’i pranojë këto fakte, nëse e adreson të kaluarën e vet të rrezikshme të destabilizimit dhe kur të ndalet nga ndërhyrja në vendet fqinjë atëherë do të ketë potencial të stabilizojë sjelljen e vet dhe të bëhet vend normal dhe që fqinjët mos ta konsiderojnë bombë me sahat. Kur të arriten të gjitha këto, Serbia do të bëhet mbase vend i ndërlikuar por jo i rrezikshëm dhe atëherë do të mund t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Serbia duhet ta bëjë këtë dallim, t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin. Sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, ne do të dalim nga situata. Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re”, ka thënë ai.

Ajo theksoi se liderët serb ende i lëvdojnë kriminelet dhe refuzojnë që të bashkëpunojnë plotësisht me institucione ndërkombëtare e të OKB-së, edhe pse kriminelet e tyre të luftës kanë vendet në parlamentin e tyre. 

Tanin në Këshillin e Sigurimit: Nga Qeveria Kurti presim trajtimin e çështjeve të vështira

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin bëri komentet gjatë fjalimit të tij para Këshillit të Sigurimit pasi Kosova përfundoi suksesshëm zgjedhjet e hershme legjislative që u dalluan me pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe fitore nga ana e partisë politike të Vetëvendosjes e më shumë se gjysmës së të gjitha votave të hedhura.

Image
Zahir Tanin

Tanin tha se qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ballafaqohet me “mundësi të mëdha, krahas sfidave të mëdha”.

Tanin: Hapja e dyerve të së ardhmes kërkon transformim

“Hapja e dyerve të së ardhmes kërkon transformim, dhe ndryshim të prioriteteve që pasqyrohen si në fjalë ashtu edhe në vepra. Ulja e tensioneve po ashtu kërkon që partitë në pushtet dhe në opozitë ta dëshmojnë kapacitetin e tyre drejt interesave më të gjerë”, tha ai.

Përkitazi me dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Tanin theksoi se të gjithë aktorët politikë janë të vetëdijshëm për rëndësinë qendrore të raporteve të tyre në progresin e rrugëtimit evropian.

Ata theksuan se vetëm një dialog domethënës dhe i sinqertë, si dhe politika përparimtare, do të mundësojnë zhvillimin e këtyre raporteve dhe arritjes së interesave të përbashkët.

Tanin: Presim trajtimin e çështjeve të vështira me seriozitet dhe përkushtim

“Fitimi i besimit publik në këtë proces është po aq i ndjeshëm sa edhe qenësor. Me një qeveri me mandat të fuqishëm tani të vendosur në Prishtinë, duhet të presim trajtimin e çështjeve të vështira me seriozitet dhe përkushtim”, tha ai.

Tanin ritheksoi përkrahjen e palëkundur të UNMIK-ut ndaj procesit dhe përkushtimin e tij në nivelin bazë për promovim të një mjedisi të favorshëm për progres gjatë këtij rrugëtimi.

Lidhur me pandeminë e COVID-19, Tanin informoi Këshillin për shkallën alarmante të infeksioneve në Kosovë, dhe tha se Kosova mbetet nën presionin e pandërprerë të përhapjes së virusit COVID-19.

Ai apeloi tek Shtetet Anëtare të rrisin përkrahjen ndaj Kosovës lidhur me vaksina në vazhdën e përpjekjeve globale për të siguruar furnizime me vaksina.

Gërvalla: Pavarësia e Kosovës është punë e kryer

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i është kundërpërgjigjur kryediplomatit serb Nikola Selakoviq, duke thënë se Kosova e pavarur është projekt i përmbyllur.

“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, është shprehur Gërvalla.

Na fjalën e saj Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka numëruar të bëmat e Serbisë fashiste mbi shqiptarët, ndërkaq ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla.

“Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët por Serbia duhet ta bëjë dallimin – duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë”.

“Kemi gjithë interesimin për të normalizuar marrëdhënien me Serbinë. Kemi interesimin për perspektivën evropiane dhe jo atë të mesjetës. Jemi vend i vogël  por i posaçëm. Jemi të vegjël por qëndrojmë drejt. Kemi miq të besueshëm dhe jemi të besueshëm për ta”.

***

Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Pas fillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po qëndron sërish prapa saj në ambientin ku ajo po qëndron.

Zahir Tanin, Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral në fjalën e tij përmbledhi ngjarjet e gjashtë muajve të fundit, si zgjedhjet e fundit parlamentare, zgjedhjen e presidentes dhe situatën me pandeminë.

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet për Kosovën ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja e Kosovës të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërpritet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për shkak të flamurit të Kosovës, ky është veprimi i Rusisë

Kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga Vietnami ka ndërprerë takimin virtual për Kosovën që filloi pak minuta më parë pasi Rusia ka kërkuar që përfaqësuesja e Kosovës, Donika Gërvalla ta largojë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Takimi është ndërprerë për konsultime lidhur me atë se si do të vazhdojë tutje.

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës në prapavijë ose të ndryshojë ambientin.

Image
Takimi online

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqëesuesi rus.

Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

 Rusia kërkon që Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit, reagon Britania e Madhe

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet për Kosovën ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqëesuesi rus.

Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Donika Gërvalla e përfaqëson Kosovën në seancën e sotme të KS të OKB-së

Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku temë do të jetë Kosova, do të mbahet sot pasdite në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Media mëson se Kosova në këtë seancë do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në seancën e cila do të kryesohet nga Vietnami dhe do të zhvillohet në mënyrë elektronike, do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021.

Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.

Raporti thekson se këto ngjarje e kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm i dialogut që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Së fundmi, Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e përfaqësoi ish-kryediplomati, tani kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat