Deklaratat e Shefqet Krasniqit, reagon ashpër Jusuf Buxhovi: Nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale – ja thirrja për prokurorin e shtetit

Aktuale

Deklaratat e Shefqet Krasniqit, reagon ashpër Jusuf Buxhovi: Nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale – ja thirrja për prokurorin e shtetit

Nga: N. H Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:58
Jusuf Buxhovi

Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar deklaratat e fundit të mbrëmshme të Shefqet Krasniqit për gratë.

Buxhovi shkruan se në një shtet laik, siç është Kosova, klerikëve nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale, ku bëhet thirrje e hapur për diskriminim gjinor.

Ai madje shkruan se meqë kushtetuta mbron të drejtën e lirive fetare si dhe përcakton vendin e klerit në shoqëri, prokurori i shtetit duhet të veprojë menjëherë.

Ja shkrimi i plotë:

Kur Klerikët bëjnë politikë, ndërsa politikanët dua!

Në një shtet laik, siç është Kosova, klerikëve nuk duhet t’u lejohet hapësirë mediale, ku bëhet thirrje e hapur për diskriminim gjinor, dhunë në familje, ku madje, edhe identiteti nacional kërkohet të zëvendësohet me atë fetar!

Meqë kushtetuta mbron të drejtën e lirive fetare si dhe përcakton vendin e klerit në shoqëri, prokurori i shtetit duhet të veprojë menjëherë aty preket kodi kushtetues si dhe sistemi i vlerave mbi të cilin mbështetet shoqëria e lirë dhe demokratike.

Pse gjyqësori nuk ka vepruar deri më tash në këtë frymë, fajin duhet kërkuar te pjesa madhe e politikanëve, që për interesa meskine, jo rrallë para elektoratit përdorin gjuhën e klerikëve, ndërsa klerikët, pse jo, në kuadër të këtyre raporteve, në jetën publike, veçmas nëpër studio televizive, bëjnë politikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat