Nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare, masat e reja do të rishikohen

Aktuale

Nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare, masat e reja do të rishikohen

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:21
Foto nga takimi virtual

(E plotësuar 12:28) - Sot u zhvillua takimi i radhës koordinues i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID – 19.

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia që në fillimi të takimit theksojë se qëllimi  i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID - 19. Ai falënderojë kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave duke njohur dhe vlerësuar punën dhe angazhimin e tyre për përballjen me situatën pandemike.

Ai theksoi që në fillim se vendimet e Qeverisë së Kosovës merren bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, përkatësisht të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. z. Vitia deklarojë se është shumë e rëndësishme që mesazhin që e përçojmë si institucione publike duhet të jetë respektimi i masave që ndërmerren nga institucionet e Kosovës dhe të mos ketë mesazhe dualiste.

Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.  Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme.

Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është furnizimi me vaksina anti-COVID. Jemi në rrugë të mirë, që në muajt në vijim të gjithë të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare do të kenë mundësinë të vaksinohen.

Image

Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës.

z. Elbert Krasniqi në fund i falënderojë të gjithë kryetarët e komunave dhe theksojë se edhe MAPL është duke analizuar mundësinë që të mbështes komunat sidomos sektorin shëndetësor primar në nivelin lokal.

Vitia pas takimit me kryetarët e komunave: Për masat e reja do të merren parasysh rekomandimet e ASK-së

Kryetarët e komunave sot kanë mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH) lidhur me situatën pandemike. Ministrit të Shëndetësisë, iArben Vitia iu ka kërkuar heqja e orës policore dhe kufizimet për gastronominë.

Sipas një njoftimi të Asociacionit, ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Këshillit të kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të vlerësuar situatë e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19 ku edhe ka dalë me rekomandimet e Komunave.

Takimin e hapi ministri i MPL-së, Elbert Krasniqi ndërsa për qëllimin e takimit foli ministri i MSH-së Arben Vitia i cili tha se duam të konsultohemi më Kryetarët e Komunave lidhur me masat e tashme dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti në fjalën e tij informoi dy ministrat për takimin e Këshillit të Kryetarëve.

“Kryetari Ahmeti tha se dje gjithë kryetarët e komunave janë dakorduar që të dilet me këto rekomandime: 1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës, 2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore, 3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave, 4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë, 5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse, 6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik, 7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik”, thuhet në njoftimin e asociacionit.

Ministri i MSH-së, Arben Vitia tha se duhet të kemi kujdes në gjithë hapat meqë situata është mjaft serioze, prandaj duhet një bashkëpunim dhe koordinim mes të gjithë akterëve në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik por të mos dëmtojmë as sektorët e ekonomisë.

Ministri Vitia tha se beson që 90 për qind e rekomandimeve që kanë nxjerr Asociacioni i Komunave të Kosovës në takimin me këshillin e kryetarëve do të merren parasysh në vendimet për masat e ardhshme.

Në këtë takim kanë diskutuar edhe kryetarët e komunave ku kanë mbështetur rekomandimet e Këshillit të Kryetarëve, gjithnjë duke ruajtur shëndetin publik, duke respektuar masat por pa dëmtuar sektorët e caktuar të ekonomisë.

***

Ka përfunduar takimi në mes Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë që kanë pasur një takim konstruktiv.

Ai ka thënë se 90 përqind të kërkesave të shpalosura të mërkurën nga ky asociacion pritet që të merren parasysh.

“Në diskutim me Vitinë u konstatua që 90 përqind të kërkesave të Asociacionit të Komunave të Kosovës të paraqitura në takimin e këshillit të merren parasysh me marrjen e vendimit për masat e ardhshme”, është shprehur Ibrahimi.

“Në këtë takim u kërkua bashkërendim i aktiviteteve dhe i tillë do të jetë. Kryetarët e komunave u zotuan për bashkëpunim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat