Shefi i BE-së thirrje Qeverisë që të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj

Aktuale

Shefi i BE-së thirrje Qeverisë që të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj

Më: 19 prill 2021 Në ora: 10:45
Tomas Sznyoug

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur konferencë me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së.

Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së Tomas Sznyoug, tha se kjo është një marrëveshje shume e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në.

Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.

Prandaj ai ka kërkuar që qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.

“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në”.

“Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat