Kërkon rishikimin e pasurisë e saj, por sa të pasura janë Ganimete Musliu dhe motra e saj konsulle në Gjermani?

Aktuale

Kërkon rishikimin e pasurisë e saj, por sa të pasura janë Ganimete Musliu dhe motra e saj konsulle në Gjermani?

Nga: H.O. Më: 20 prill 2021 Në ora: 08:35
Ganimete Musliu, Fatmire Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, të miratuar nga qeveria aktuale. Madje ajo ka thënë se nuk i pengon rishikimi i pasurisë së saj.

“Le të fillojnë nga unë, le të rishikojnë pasurinë time. Unë nuk kam asnjë pengesë prej kësaj, por mënyra se si i qasen kësaj, në mënyrë kërcënuese e propaganduese, kjo tregon se ata janë të pazotë. Një Ligj i tillë është i domosdoshëm. Kjo iniciativë është marrë në kohën kur ministër ka qenë Abelard Tahiri. Fati e deshi që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe ka ngecur”, ka thënë ajo.

Mirëpo cila është pasuria e saj dhe motrës së saj, Fatmire Musliu, e cila është shefe e misionit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, të cilat janë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

Ganimete Musliu ka deklarur tek pasuria e paluajtshme një banesë, vlerën e të cilës nuk e bën publike, ndërsa posedon edhe një veturë  Seat Arona në vlerën mbi 14 mijë euro.

Ajo pa bërë publike edhe borxhet e saj, kreditë për banesë, veturë dhe nevoja personale që kapin vlerën 88 mijë euro. Të hyrat vjetore të saj kapin vlerën mbi 23 mijë euro, paga mujore e saj si deputete ështëmbi 1,800 euro.

Ndërkaq motra e saj konsulle në Gjermani ka deklaruar vetëm borxhin për banesë në vlerën 48 mijë euro të cilin e kanë deklaruar si të përbashkët e motrën e saj deputete.

Paga e saj mujore kap vlerën mbi 2,800 euro, derisa të hyrat vjetore nga ‘Amres Caffe’, janë në vlerën mbi 1,700 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat